Andin Hoti, ministër në Ministrinë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka thënë se Ministria që ai drejton nuk ishte përgjegjëse për ekspozitën e masakrave në Kosovë, që u hap dy javë më parë në sheshet e Prishtinës.
Hoti tha se si ministër do të bëjë gjithçka për të mbrojtur vlerat e luftës, duke paralajmëruar se së shpejti do të prezantojë edhe ligjin për mbrojtjen e këtyre vlerave.
“Unë nuk i mësoj nga askush se çka janë vlerat e luftës, unë jam lind, jam rrit me to, i kam brenda në familje, unë nuk i mbroj ato se i kam obligim të punës, por se kam obligim moral dhe kombëtar të mbroj vlerat e luftës”.
“Ajo çka ka ndodh në dy javët e fundit është krijimi i një opinioni publik se ministria që unë udhëheq ka një lloj përgjegjësie për ekspozitën në shesh”, tha Hoti derisa po raporton në Komisionin e Kuvendit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.
Ai përmendi se edhe Kuvendi ishte pjesë e financimit të kësaj ekspozite dhe rrjedhimisht edhe gjithë deputetët.
“Unë nuk kam mekanizëm që shkoj mi heq ekspozitën nga sheshi, sepse Komuna e Prishtinës e ka dhen lejen dhe jo unë, financimin e kanë bërë disa organizata dhe Kuvendi i Kosovës, rrjedhimisht të gjithë që jemi këtu”, tha Hoti.
Raportimi i tij po vazhdon me pyetjet të deputetëve.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë