Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës

12:31 | 8 Prill 2026
E.G

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se në këtë takim kanë diskutuar për arritjet në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse, sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm për fuqizimin strategjik të FSK-së.

“Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së mbetet prioritet shtetëror dhe kyç për forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës.”, tha ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale