Trajneri i Arsenali tani gjendet në gjashtë muajit e fundit të marrëveshjes aktuale me skuadrën në “Emirates Stadium”.
Wenger vazhdon të përballet me presion për largim në fund të sezonit nga një pjesë e konsiderueshme e tifozëve të “Topçinjve”, transmeton portali arbresh.info. Arsenali nuk ka fituar asnjë titull në Premierë Ligë qysh pas suksesit të padiskutueshëm në vitin 2004.
Lexo më shumë: Sonte dy super ndeshje në Ligë të Kampionëve
Aktualisht, ata qëndrojnë me një distancë prej 10 pikëve prapa lideri në ligë, Chelseat. Massimiliano Allegri, Thomas Tuchel, Leonardo Jardim dhe Roger Schmidt janë shfaqur si zëvendësues të mundshëm të Wengerit nëse francezi largohet këtë verë.
Por, njëri zyrtarisht është tërhequr nga kjo garë për të menaxhuar gjigantin londinez.
“Jam shumë i vjetër tani”, ka thënë Capello kur është pyetur nëse një ditë mund të menaxhojë Arsenalin./arbresh.info

Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...
Mbrojtja mbyll çështjen në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerë...
Të dyshuar për disa raste të vjedhjeve, arrestohen gjashtë p...
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve