Trajneri i Union Berlin, Nenad Bjelica ka thënë se Jude Bellingham është futbollist i mirë po sipas tij veterani Luka Modric ende është më i miri në botë.
Ai ka folur para ndeshjes të së martës që dy skuadrat e zhvillojnë në kuadër të Champions League.
“Ne e respektojmë Bellingham dhe respektojmë çdo lojtar të Real Madridit, por për mua si kroat, Luka Modric është ende më i miri në botë”, është shprehur Bjelica.
Real Madrid tashmë ka kaluar në rrethin tjetër të garës në Champions League, ndërsa Union Berlin gjendet në pozitën e fundit në tabelë pa gjasa për t’u kualifikuar./rtk
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...