Pas dështimit në këtë sezon, Real Madridi ka filluar ndryshime rrënjësore në klub, duke filluar nga trajneri Carlo Ancelotti.
Ancelotti u largua për tek Brazili, teksa drejtimin e madrilenëve e mori Xabi Alonso, teksa sot u prezantua edhe nga klubi, shkruan Arbresh.info.
Përveç tij, Real Madridi ka zyrtarizuar edhe futbollistin e Bornemouthit, Dean Huijsen disa ditë më parë. Spanjolli luan në rolin e qendërmbrojtësit.
Trent Alexander-Arnold pritet të jetë zyrtarizimi i radhës nga Los Blancos, ku sipas raportimeve nga gazetar e media të ndryshme në Spanjë dhe mbarë botën gjithçka është e kryer me të.
Reali është në negociata edhe me Benfican për transferimin e Alex Carrebas, me futbollistin që pritet t’i bashkohet madrilenëve deri para Kupës së Botës për Klube.
Teksa këto ndryshime pritet të ndodhin, e famshmja spanjolle MARCA e lidhur ngushtë me klubin madrilen ka publikuar një formacion të mundshëm për sezonin e ri, ku si asnjëherë më parë Reali pritet të luaj me tre mbrojtës.
Alonso e ka në stilin e tij të lojës të luaj me tre mbrojtës dhe këtë e ka bërë edhe sa ka qenë tek Leverkuseni ku sukseset nuk i munguan.
Mirëpo gjithçka mbetet enigmë deri me 18 qershor kur Reali, luan ndeshjen e parë zyrtare nën drejtimin e Xabi Alonsos ndaj Al-Hilalit në Kupën e Botës për Klube./Arbresh.info
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...