Julen Lopetegui ka refuzuar të diskutojë mbi perspektivën e Thibaut Courtois te Real Madrid, duke këmbëngulur se ka besim te plotë te portieri Keylor Navas.
Courtois është rrugës për t’iu bashkuar Real Madridit, pas gjetjes së marrëveshjes me Chelsea për ta lënë të lirë të largohet.
Duke folur pas fitores 2:1 të Real Madridit ndaj Romës, Lopetegui ka refuzuar të përfshihet në këto spekulime, duke u përgjigjur se nuk flet për lojtarët që nuk janë në skuadrën e tij.
“Ashtu siç kam thënë, nuk flas për lojtarët që nuk i përkasin Real Madridit. Do të flas vetëm për ata që janë në Real Madrid dhe sot nuk do të jetë më ndryshe”, ka deklaruar trajneri spanjoll.
“Keylor është portieri ynë, ai është këtu. Nuk ka portier tjetër për të cilin mund të flasim. Kiko Casilla, Luca Zidane dhe Andriy Lunin janë po ashtu portierët për të cilët mund të flas”
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...