Paris Saint-Germain do të luftojë për t’i mbajtur dy yjet, Kylian Mbappe dhe Neymar, në klub gjatë afatit kalimtar veror, por trajneri Thomas Tuchel ngurron të bëjë çfarëdo premtimi.
Trajneri gjerman do të mbetet në Parc des Princes pasi sapo e rinovoi kontratën me klubin, megjithatë ai nuk dëshiron të spekulojë për të ardhmen e lojtarëve të tij, transmeton Gazeta Express.
“Ka shumë thashetheme, që nënkupton se ne kemi shumë cilësi dhe talente në skuadër”, tha Tuchel në një intervistë për Sky Sports.
Ai thotë se puna e tij në PSG sapo ka nisur, prandaj dëshiron që të gjithë futbollistët të qëndrojnë në klub.
“Dëshira ime si trajner është e qartë, dua që të gjithë lojtarët të qëndrojnë në PSG me projektin tonë. Puna nuk ka mbaruar, sapo ka filluar”, shtoi ai.
“Dëshira ime është e qartë, edhe pse nuk mund të premtoj sepse do të isha naiv nëse do ta bëja dhe në këtë biznes nuk dua të jem naiv”, theksoi ai.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...