Trajneri i portierëve te Liverpooli tregon gjendjen e Alissonit

Liverpool goalkeeper Alisson (right) leaves the pitch after picking up an injury during the Premier League match at Anfield, Liverpool. (Photo by Martin Rickett/PA Images via Getty Images)

22:08 | 11 Shtator 2019
Arbresh Info

Trajneri i portierëve te Liverpooli, John Achterberg ka dhënë një përditësim në lidhje me rikthimin e Alisson Becker në skuadrën e parë pas lëndimit të pësuar në fillim të sezonit.

Alisson ishte tepër i rëndësishëm te Liverpooli sezonin e kaluar dhe ka luajtur gjithashtu një rol të madh edhe në triumfin e tyre në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

“Gjatë ditëve të fundit, ai ka dal jashtë në fushë për të bërë disa pritje, për të punuar me këmbën si dhe disa pasime të vogla”, ka zbuluar Achterberg për The Mirror.

“Ai ka bërë një progres të qëndrueshëm. Duhet kohë dhe ne nuk mund të shikojmë shumë para vetës, prandaj ja duhet të shfrytëzojmë çdo ditë që vjen, të shohim se si ndihet dhe më pas të bëjmë progres nga ajo”

Braziliani ishte dashur të largohej nga fusha në ndeshjen e Liverpoolit ndaj Norwich City si pasojë e lëndimit dhe Adriani është duke u shfrytëzuar në vend të tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale