Arsenal po kalon një krizë totalë, një sezon nga më të vështirët në vitet e fundit. “Topçinjtë” e shohin veten në vendin e 15-të në kuotën e 14 pikë, shumë larg një ekipi që çdo sezon synon europën.
Shqetësues është fakti që nuk pritet të një ndryshim i shpejtë, brenda ekipit ka krisje të madha, lojtarët janë të përçarë ndërsa në dyshim të fortë është vazhdimësia me Arteta në stol. Sipas “Daily Mirror”, Arteta rrezikon shumë në këtë pikë, nëse nuk vjen një reagim i shpejtë, atëherë shkarkimi i tij është i sigurt.
Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, drejtuesit e Arsenal kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij.
Max Allegri është preferenca e parë, një trajner që prej kohësh lidhet me një kalim të mundshëm në Premier League. Allegri ka refuzuar disa oferta me qëllimin për të ndërtuar një ekip nga e para, por pas një pauze shumë të gjatë, ish trajneri i Juves është i gatshëm të rikthehet në stol.
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...