Etrit Berisha ishte një nga futbollistët e kombëtares që ndryshoi skuadër këtë verë.
Portieri shqiptar u largua nga Torino ku nuk kishte hapësira për t’u transferuar te Empoli.
Në skuadrën e re, 34-vjeçari është një titullar i padiskutueshëm dhe ndër të tjera ka qenë edhe autor i paraqitjeve tejet pozitive.
Në konferencën për media, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli nuk i kurseu elozhet për gardianin duke u shprehur se përveç aspektit sportiv, Berisha ka shumë vlera edhe në aspektin njerëzor.
“Prej momentit kur unë jam në këtë skuadër, Berisha është duke bërë një punë shumë të mirë. Është një person i jashtëzakonshëm edhe në dhomat e zhveshjes, është i rëndëishëm për ekipin. Bën shumë mirë punën e tij dhe për mua është një garanci ta kem në fushë”, u shpreh Andreazzoli./SS
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...