Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, të mërkurën ka folur në një konferencë për media, një ditë para duelit me Omonia-n e Qipros.
Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriote do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Strategu i Dritës mendon se kampionati qipriot është pak më i lartë se kampionati ynë, megjithatë, Ramadani beson se skuadra e tij, do të bëjë paraqitje të mirë në duel me Omonia-n.
“Niveli është pak më i lartë se kampionati jonë. Ne kemi ndjekur dy ndeshje të kampionatit të Qipros, që është mjaftë i fortë, me tifozëri të zjarrtë dhe shumë ritëm. Në kampionatin tonë nuk kemi këtë ritëm, përveç ndeshjeve evropiane”, tha ai.
Trajneri shkupjan shtoi se analiza e Kosovës nuk është për debat televiziv, por për përgatitje profesionale.
“Do mundohemi ta shfrytëzojmë këtë mësim. Nëse fitojmë nesër, merita do të jetë edhe për Franco Fodën, për shkak se kam i ndjekur shumë mirë ndeshjet e Kosovës dhe kam marrë material të vlefshëm për punën time si trajner”, pohoi Ramadani.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...