Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka hedhur poshtë me forcë zërat që e lidhin Cole Palmerin me një transferim të mundshëm te Manchester United, duke insistuar se ylli i tij është “i paprekshëm” dhe “shumë i lumtur” në Stamford Bridge.
Gjatë 24 orëve të fundit kishte spekulime se Palmer, tifoz i United që nga fëmijëria, do të ishte i hapur për një kalim në Old Trafford.
Megjithatë, Rosenior ka qenë i prerë në deklaratat e tij, teksa Chelsea ndodhet në Itali para përballjes vendimtare të së mërkurës ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve.
Blutë kanë nevojë për fitore për t’u kualifikuar direkt në fazën e 1/8-ës, ndërsa Napoli duhet të fitojë për të mbetur në Evropë.
I pyetur nëse Palmer është “i paprekshëm” dhe “i lumtur te Chelsea”, Rosenior u përgjigj shkurt: “Po, dhe po.”
I shtyrë më tej nëse drejtuesit e klubit i kishin dhënë garanci se Palmer nuk do të largohet, ai shtoi.
“Nuk ka nevojë për garanci. Është totalisht joreale. Kjo ka ardhur nga askundi. Nuk ka asgjë të vërtetë dhe s’ka arsye të diskutohet fare”, u shpreh trajneri.
Trajneri theksoi se ka pasur shumë biseda personale me lojtarin.
“Cole është shumë i lumtur. Kemi folur shpesh. Fokusimi ynë është si ta përmirësojmë ekipin dhe si ai të rritet edhe më shumë si lojtar. Ai e do Chelsean dhe dëshiron të jetë pjesë e këtij klubi.”
Rosenior pranoi se spekulimet janë të pashmangshme, sidomos pas ardhjes së një trajneri të ri, por i quajti ato “shumë larg realitetit”.
“Cole është këtu, është i lumtur dhe mezi pres ta shoh sërish në fushë”, shtoi tutje,/Arbresh.info
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...