Ronald Koeman e ka lartësuar Marc-Andre ter Stegenin për pritjen vendimtare që e bëri në fitoren e Barcelonës 2:0 kundër Elches të dielën në La Liga, duke thënë se klubi është me fat që e ka një portier cilësor siç është ai.
Gjiganti katalonas po fitonte 1:0 falë golit të Frenkie de Jong kur Ter Stegen ia mohoi golin sulmuesit të Elches Emiliano Rigoni në fillim të pjesës së dytë, transmeton Gazeta Express.
Barça e siguroi fitoren falë golit të Riqui Puig në çastet e fundit të ndeshjes, por Koeman e nënvizoi kontributin e portierit gjerman për tri pikët e fituara nga skuadra e tij në këtë ndeshje.
“Ata nuk kishin raste, e patëm vetëm një mundësi dhe atë falë gabimit tonë”, tha Koeman pas ndeshjes.
“Por Ter Stegen ishte shumë i mirë në rastin një kundër një. Jemi me fat që e kemi një portier të mirë, sepse Elche ka mundur ta barazonte rezultatin aty”, shtoi ai.
Barcelona u ngjit në pozitën e tretë me 37 pikë, shtatë më pak se lideri Atletico Madrid – i cili i ka edhe dy ndeshje në dispozicion – dhe tri më pak se Real Madridi.
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...