Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate beson se Kosova ka gjasa për kualifikim në Euro 2020.
Pas fitores 5 me 3 ndaj kombëtares sonë, trajneri i “Tre Luanëve” ka lavdëruar skuadrën e Bernard Challandes duke vlerësuar madje se ka potencial për të vazhduar tutje, transmeton portali arbresh.info.
“Kosova ka potencial të kualifikohet në Kampionatin Evropian 2020″, ka thënë pas ndeshjes Southgate.
“Do të jetë ngushtë në grup. Nëse nuk kualifikoheni nga grupi mund të kualifikoheni nga play -off’i i Ligës së Kombeve”.
“Duhet të jeni krenar me këtë ekip”, shton Sothugate.
Anglia tani ka 12 pikë në krye të tabelës në Grupin A e ndjekur nga Republika e Çekisë me nëntë pikë dhe Kosova në vendin e tretë me një pikë më pak./arbresh.info/
Mustafa thirrje partive: Merruni vesh për presidentin, shma...
Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...