Klubi i Superligës Turke Trabzonspor, ka sjellë në qytetin Trabzon futbollistin kosovar Donis Avdijaj i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e klubit holandez Willem II.
Avdijaj, i cili më parë ka luajtur në Schalke 04, Strum Graz dhe Roda, ka mbërritur në qytetin Trabzon.
22 vjeçari anësor i majtë, sot do të zhvillojë edhe një bisedë me Klubin Trabzonspor, ndërsa pritet të dalë në stërvitje me këtë klub pasi të nënshkruajë marrëveshje.
Futbollisti kosovar Avdijaj sezonin e kaluar me Willem II shënoi 8 gola në 19 ndeshje zyrtare./AA
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...