Francesco Totti nuk është në anën e Paulo Dybalës kur vjen puna te rinovimi i kontratës së argjentinasit.
Legjenda e Romës theksoi se sulmuesi vuan problemet fizike dhe mungon në një numër të lartë ndeshjesh, ndërsa nga ana tjetër, ish-sulmuesi shtoi se nëse verdhekuqtë synojnë të fitojnë atëherë duhet të mbajnë me çdo kusht Romelu Lukakun.
“Dybala është një lojtar i shkëlqyer, por për rinovimin varet shumë nga planet që kanë drejtuesit e klubit. Nëse unë do të isha një prej drejtuesve atëherë do të mendohesha për një lojtar që gjatë sezonit luan 15 ndeshje.
Nëse kam për të arritur objektiva të rëndësishëm dhe lojtari kryesor luan vetëm një të tretën e ndeshjeve të sezonit, atëherë sigurisht që do të mendohesha gjatë. Lukaku? Nëse objektivi është për të fituar ndeshjet atëherë Lukakun do ta mbaja me çdo kusht”, u shpreh Totti./ss
Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia jep detaje
Tirana qendër e diplomacisë rajonale, të hënën zhvillohet Mi...
Vinicius ka një kërkesë të fundit për Real Madridin para se ...
Sulmi ndaj senatorëve amerikanë, Trump: Një dhunë kaq e tmer...
Prezantohet kandidati i LDK-së në garën për Deçanin
Gucati: Po përgatisim një draft-dokument për shuarjen e Spec...