Tottenhami shpreson që stadiumi i ri t’i japë “krah” për të mposhtur Manchester Cityn të martën mbrëma në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Tottenhami do të luajë të martën ndeshjen e parë të tij në garat evropiane në stadiumin e ri, që është hapur zyrtarisht pak ditë më parë.
Sulmuesi jug-korean Son Heung-min vlerëson se stadiumi me kapacitet 62 mijë ulëse do të jetë motiv shtesë për ekipin e tij. Tottenham si pasojë e vonesave në kompletimin e stadiumit, ka luajtur ndeshjet e deritashme në “Wembley”.
“Sigurisht se ky stadium i ri do të jetë përparësi për ne. Ndoshta lojtarët e Manchester Cityt nuk e kuptojnë, pasi gjithmonë kanë luajtur në shtëpi, por ne për afro dy vjet kemi luajtur larg nga stadiumi ynë. Ajo që kemi arritur në dy vjet është shumë pozitive, por neve na ka munguar shtëpia dhe ndoshta mund t’ua dëshmojmë këtë lojtarëve të Cityt”, ka thënë Son
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...