Tottenham ka kaluar në rrethin e katërt të FA Cup, pas fitores së lehtë 5:0 kundër klubit të kategorisë së tetë të futbollit anglez, Marine, të dielën.
Sulmuesi i talentuar brazilian Carlos Vinicius shënoi het-trik në pjesën e parë, ndërsa Lucas Moura dhe Alfie Devine shënuan nga një herë në stadiumin Rosset Park, për ta dërguar skuadrën e Jose Mourinhon në rrethin e katërt, raporton Gazeta Express.
Siç pritej, Mourinho u fut në këtë lojë pothuajse me formacion të dytë, duke i pushuar yjet kryesore të skuadrës.
Skuadra londineze e kreu punën në fillim të pjesës së parë kur Vinicius shënoi het-trik brenda 15 minutave.
Marine ishte e pafuqishme, por ka mundur të shënonte një herë në fillim të ndeshjes, kur Neil Kengni e goditi shtyllën me një goditje të fuqishme nga largësia.
Marine u bë ekipi i parë i këtij niveli që përballet me një klub të Premierligës – ligës elitare angleze.
Tottenhami i bashkohet klubeve të mëdha të Premierligës si Chelsea Manchester City, Liverpool, Arsenal e Manchester United në rundin e katërt.
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...