Tottenham Hotspur ka shkarkuar trajnerin Thomas Frank pas rezultateve zhgënjyese në Premier League, raporton talksport.
Vendimi erdhi menjëherë pasi skuadra londineze pësoi humbjen e 11-të sezonale në kampionat, duke u mposhtur 2-1 në shtëpi nga Newcastle të martën mbrëma.
Tottenham hyri në këtë përballje pa asnjë fitore në shtatë ndeshjet e fundit në elitën angleze. Fitorja e fundit në Premier League daton më 28 dhjetor, kur Spurs mposhtën Crystal Palace me rezultat minimal 1-0.
Humbja ndaj Newcastle e lë Tottenhamin në vendin e 16-të në tabelë, vetëm pesë pikë larg zonës së rrezikut për rënie nga liga, duke thelluar krizën e rezultateve dhe presionin mbi klubin.
Thomas Frank kishte marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Ange Postecoglou, duke u bërë trajneri i katërt i përhershëm i Spurs që nga qershori i vitit 2021.
Megjithatë, aventura e tij në Londrën Veriore rezultoi jetëshkurtër për shkak të ecurisë së dobët të ekipit./Arbresh.info
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...