Tottenham Hotspur ka rifilluar sot negociatat me Crystal Palace për transferimin e mesfushorit sulmues, Eberechi Eze.
Pas ofertës së djeshme prej 55 milionë paund plus 5 milionë paund bonuse, drejtuesit e dy klubeve janë rikthyer në bisedime për të arritur marrëveshjen përfundimtare, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportimeve, kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy, dhe homologu i tij te Crystal Palace, Steve Parish, janë në kontakt të drejtpërdrejtë për të mbyllur sa më shpejt akordin.
Eze ka qenë një prej objektivave kryesor të verës të klubit londinez. Ai ka shkëlqyer edicionin e kaluar tek Crystal Palace ku e ka fituar edhe Kupën FA.
Sezoni nisi mbarë për të ku fitoi edhe FA Community Shield ndaj Liverpoolit pas penalltive./Arbresh.info
🚨⚪️ Negotiations for Eberechi Eze to Spurs are again underway today after £55m plus £5m proposal yesterday.
Daniel Levy and Steve Parish, in direct contact to seal the agreement. pic.twitter.com/mU2DppHz1G
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 19, 2025
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Arrestohen dy persona, konfiskohen të holla të përfituara ng...
Rama: Albin Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet