Tottenham ka dhënë sinjal të fuqishëm në këtë fillim sezoni, duke mposhtur Manchester Cityn, me rezultat 2-0 në “Etihad Stadium”.
Ndeshja e vlefshme për javën e dytë të Premier League ofroi emocione dhe raste nga të dyja skuadrat, por ishte Tottenham ai që tregoi efikasitet maksimal.
Në minutën e 35-të, Johnson zhbllokoi sfidën, ndërsa vetëm dhjetë minuta më pas Palhinha dyfishoi rezultatin, duke vendosur epilogun e takimit që në pjesën e parë.
Me këtë fitore të madhe, Tottenham ngjitet në krye të tabelës me gjashtë pikë të plota, duke e nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Nga ana tjetër, Manchester City mbetet në kuotën e tre pikëve, duke zbritur në vendin e katërt pas dy xhirove të para.
‘Spurs’ po tregojnë se këtë sezon mund të jenë një nga pretendentët seriozë për titull, ndërsa City duhet të rikuperohet shpejt për të mos lënë rivalët të shkëputen.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...