Federata Shqiptare e Futbollit po bëhet gati të organizojë një tjetër turne europian të UEFA-s, jo i pari për këtë vit.
Pas organizimit të suksesshëm të turneut ‘UEFA Development’ për moshën U-15 për vajza pak ditë më parë, FSHF do të organizojë të njëjtin turne për djemtë e moshës U-15 në datat 29 tetor – 4 nëntor, përcjell Arbresh.info.
Një turne zhvillimor që i jep mundësinë kuqezinjve të vegjël të masin forcat me bashkëmoshatarët e tyre. UEFA ka vendosur që ky turne të zhvillohet në vendin tonë, teksa veç Shqipërisë U-15 do të marrin pjesë edhe Hungaria, Kosova e Maqedonia e Veriut.
Jo vetëm sfidat e turneut, por edhe seancat stërvitore të të gjitha ekipeve do të zhvillohen në ‘Shtëpinë e Futbollit’ në Tiranë në datat 30 tetor, 1 dhe 4 nëntor.
Shqipëria U-15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama do të nisë grumbullimin më 27 tetor në kryeqytet, ku kuqezinjtë e vegjël do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në prag të këtij turneu të rëndësishëm e zhvillimor për këtë grupmoshë.
Turneu do të nisë më 30 tetor, me Shqipërinë që do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Kosovës në ora 14:00, ndërsa në po të njëjtën ditë, Maqedonia e Veriut do të sfidojë Hungarinë në ora 11:00.
Takimet e dyta të këtij turneu do të luhen më 1 nëntor, me sfidën Hungari– Kosovë që do të zhvillohet në ora 11:00, teksa kuqezinjtë tanë do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut në ora 14:00.
Sfidat e fundit në grup do të luhen më 4 nëntor, me Kosovë – Maqedoni e Veriut që do të luhet në ora 11:00 ndërsa Shqipëria luan ndaj Hungarisë në ora 14:00.
Në ditët në vijim do të bëhet publike edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Armand Dama. Pak ditë më parë, kuqezinjtë e vegjël zhvilluan një ndeshje miqësore me Pepa U-16 në Elbasan. /Arbresh.info/
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...