Federata e Futbollit të Spanjës ka konfirmuar dënimin me dy ndeshje mos-lojë ndaj Marcelos.
Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo është suspenduar për dy ndeshje pas kartonin të kuq që pranoi në ndeshjen ndaj Levantes, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani tani do të mungojnë në udhëtimin e Real Madridit ndaj Real Sociedadit dhe ndeshjen në shtëpi ndaj Real Betisit por do të jetë në dispozicion për takimin sonte (e mërkurë) kundër Apoel Nicosias në Ligë të Kampionëve.

Theo Hernanez, i cili u transferua nga Atletico Madridi gjatë verës, startoi për herë të parë në la Liga në barazimin e fundit 1 me 1 ndaj Levantes dhe pritet të zëvendësojë 29-vjeçarin për dy ndeshjet e ardhshme.
Marcelo tani i bashkohet Cristiano Ronaldos, i cili ishte dënuar me pesë ndeshje mos lojë pas shtyrjes së gjyqtarit në takimin ndaj Barcelonës në Superkupë të Spanjës./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi