Real Madridi ka konfirmuar dëmtimin e Ferland Mendy përmes një komunikate zyrtare mjekësore.
“Pas testeve të kryera sot nga shërbimet mjekësore të klubit, lojtari ynë Ferland Mendy është diagnostikuar me një dëmtim në tendinin e muskulit recto femoral të këmbës së djathtë. Në pritje të evolucionit”, thuhet në njoftim.
Mbrojtësi i majtë francez nuk do të jetë në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit. Në ditët në vijim, lojtari dhe stafi mjekësor do të vlerësojnë mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila konsiderohet si opsioni më i mundshëm. Për këtë arsye, koha e rikuperimit mbetet e paqartë, por pritet të jetë e gjatë.
Mendy u lëndua shumë herët në ndeshjen ndaj Espanyolit, vetëm në minutën e 10-të. Ai ndjeu dhimbje të forta në pjesën e sipërme të kuadricepsit të djathtë, pikërisht në zonën ku ishte operuar në prill të vitit të kaluar.
Lojtari u rrëzua menjëherë në fushë dhe pas kontrollit nga mjekët u zëvendësua nga Fran García. Pamjet nga banka treguan se francezi ishte dukshëm i prekur nga ky dëmtim i ri.
Mendy ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2028, ndërsa e ardhmja e tij do të varet nga qëndrimi i vetë lojtarit dhe planet e klubit. 30-vjeçari, i cili iu bashkua madrilenëve në vitin 2019 me kërkesë të trajnerit të atëhershëm Zinedine Zidane, ka pasur vazhdimisht probleme me lëndime, sidomos muskulore.
Kjo është lëndimi i pestë për të këtë sezon, çka ka ndikuar në mungesën e vazhdimësisë. Ai ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje në të gjitha garat: pesë në La Liga, tri në Ligën e Kampionëve dhe një në Superkupën e Spanjës.
Në total, Mendy ka regjistruar 210 paraqitje me fanellën e Real Madridit që nga ardhja e tij./Arbresh.info
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...