Tifozi e kthen sallonin e shtëpisë në fushë futbolli

09:32 | 3 Shkurt 2021

Tifozi i vërtetë nuk është vetëm të shikojë futboll nga kolltuku dhe të pijë birra!

Mbështetësi anglez, Roland Hall ka treguar se si është të jesh një tifoz i madh i futbollit.

Në shtëpinë e tij, ai ka bërë një fushë të vogël futbolli për fëmijët.

Saktësisht në sallonin e tij, ai ka futur dy porta të vogla, top futbolli dhe gjëra të tjera që i përket një fushe. Të gjitha këto ai i bëri me vetëm 350 funta.

“Unë këtë fushë e kam quajtur ‘Frank Lampard’ – në përkrahje të tij dhe kujtim për të sa ishte te Chelsea. Fëmijët e mi e duan futbollin dhe pandemia ia ndaloi atyre të luajnë me ekipet e tyre, andaj u detyrova ta bëjë këtë fushë në sallonin tim të ndejës”, ka thënë Hall./IndeksOnline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara