Sipas Agerpres.ro, Federata Rumune e Futbollit po shqyrton mundësin të ndaloj udhëtimin e tifozëve rumunë në Prishtinë.
Kosova përballet me Rumaninë në “Fadil Vokrri” më 16 qershor, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024.
Ky vendim ka ardhur si pasoj e tensioneve në veri.
Presidenti i FRF-së, Razvan Burleanu, ka deklaruar të martën në një konferencë për media se është i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe për këtë arsye ekziston mundësia që kombëtarja rumune të mos jetë mbështetur nga tifozët nga tribuna.
“Mbi të gjitha do të vendosim sigurinë dhe sigurinë e tifozëve rumunë, prandaj marrim edhe më shumë vendime. Në ditët në vijim do të kthehemi me më shumë informacion për këtë temë. Ne nuk kemi rrezik sa i përket ndeshjes. Kur ka ndeshje të tilla dhe ndodhin incidente të caktuara në zonë, automatikisht rritet numri i forcave të sigurisë dhe rendit. Gjë që sigurisht do të ndodhë në ndeshjen tonë në Prishtinë”.
Kujtojmë që Rumania nuk e njeh shtetin e Kosovës./Arbresh.info/
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...