Leonardo Bonucci ka vendosur të largohet nga Union Berlini pas gjashtë muajsh në kryeqytetin e Gjermanisë.
Qendërmbrojtësi italian ishte shumë pranë rikthimit në Serie A ku kishte arritur marrëveshje me Romën, por në fund dështoi ky transferim.
E gjitha ndodhi shkaku i tifozëve të Romës të cilët u quan kundër transferimit të tij në Olimpico dhe drejtuesit e Romës i dhanë të drejtë atyre duke anuluar marrëveshjen.
Megjithatë veterani ka vendosur të rikthehet në Serie A dhe tani është në negociata me një tjetër skuadër.
37-vjeçari është në bisedime të avancuara me Genoan klub që po dëshiron transferimin e tij.
Corriere dello Sport ka raportuar se palët janë në bisedime të avancuara dhe marrëveshja pritet të arrihet në fillim të javës. /Telegrafi/
Gati dy milionë besimtarë myslimanë për pelegrinazhin në Mek...
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?