
EAST RUTHERFORD, NJ - JULY 26: Gareth Bale of Real Madrid during the 2019 International Champions Cup match between Real Madrid and Atletico de Madrid at MetLife Stadium on July 26, 2019 in East Rutherford, New Jersey. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)
Real Madridi do të zhvillojë nesër (e diele) ndeshjen e parë që kur coronavirusi ndaloi futbollin në Spanjë.
Los Blancos do të jenë nikoqir të Eibarit për takimin që fillon në ora 19:30 në Santiago Bernabeu në kuadër të javës së 28-të.
AS ka pyetur tifozët e Real Madridit se cilët lojtarë meritojnë të startojnë në këtë përballje.
Ata kanë lënë jashtë Gareth Balen, derisa Eden Hazard shihet si partner i Karim Benzemas në sulm.
Tifozët e Real Madridit kanë votuar për sistemin 4-4-2, e mesfusha përmbëhet nga Luka Modric e Casemiro në mes, derisa Fede Valverde e Toni Kroos në krah.
Në mbrojtje janë Sergio Ramos, Raphael Varane, Dani Carvajal dhe Benjamin Mendy, derisa në port qëndron Thibaut Courtois.
Zidane mund të startojë në këtë ndeshje me formacionin e tij të preferuar 4-3-3, duke i dhënë kështu uellsianit një vend në formacionin bazë.
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...