Real Madridi ka pranuar tetë gola në tre ndeshje. Vitin e kaluar mesatarja e tyre ishte 1.2 për ndeshje, ndërsa Zidane thotë që ka mungesë përqendrimi.
Këto janë shifra paksa të papëlqyeshme edhe pse janë ndeshje miqësore. Madridi i katër titujve në 2016-2017, kishte një mesatare 1.2 të golave të pranuar në ndeshje, raporton ‘AS’.
Skuadra madrilene e lë turneun amerikan me një barazim, dy humbje dhe 8 gola të pranuar. Gjithashtu ofron simptoma të një dobësie në mbrojtje. Varane ushqen dyshime pasi nuk e ka mbushur hendekun e Ramos , i cili ishte shumë i mangët ndaj Barcelonës. Nacho ishte i paqëndrueshëm, ndërsa për Vallejon duket se ishte një lojë e rëndë për të debutuar.
Madridi mund të fillojë mungesën e Pepe, i cili pas 10 vjetësh u largua nga Real Madridi për të shkuar në Turqi tek Beshiktash. Dëshira e tij ishte për të vazhduar kontratën, por nuk arriti marrëveshje me klubin madrilen në fund.

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh