Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë e cila u luajt të shtunën ishte e para në tokën shqiptare, që “Tifozat Kuq e Zi”, nuk morën pjesë për ta përkrahur kombëtaren.
Ani pse më e rëndësishmja që nga themelimi i tyre 21 vjet më parë, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mos i pajisë me bileta për këtë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Pa bileta mbeten edhe të gjitha tifogrupet që e përcjellin kombëtaren në mënyrë të organizuar.
Sot përmes një postimi në rrjetin social Facebook, TKZ reagoi ashpër FSHF-së.
“Shkoi edhe kjo ndeshje. “Miqësorja më e shikuar në histori”, siç u mburrën miqtë e shkijeve në FSHF. U kënaqën të gjithë: shkijet, agjencitë turistike që grabitën biletat, VIP-at që “fituan” në shortin tuaj magjik, e mbi të gjitha arka juaj, që u mbush si kurrë më parë”, shkruhet fillimisht.
Ata thanë se marrin përsipër edhe cdo gjë që vjen për simbolin e UÇK-së.
“Sa për simbolin e UÇK-së, ua përsërisim: ne, Tifozat Kuq e Zi, marrim përsipër çdo gjobë që mund t’ju vendoset për të. Dërgoni faturat që sot. Pra, flamurin e UÇK-së nuk do t’a ndalni kurrë! As ju, as miqtë tuaj në beograd, e askush në këtë planet. E kemi shpalosur në çdo ndeshje të Kombëtares tash e 21 vite, dhe njejtë do të veprojmë edhe nesër në Riga, e në ndeshjet e rradhës. Të shtunën u futëm në stadium vetëm për këtë gjë. Pasi arritëm qëllimin dhe shpalosëm flamurin e UÇK-së, lëshuam përsëri stadiumin. Ju sfidojmë të na ndalni”, shkruhet më tej.
KY ËSHTË REAGIMI I PLOTË:
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...