Interi e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, duke fituar me rezultat 0-2 në udhëtim tek Ajaxi.
Heroi i zikaltërve ishte Marcus Thuram i cili realizoi dy golat, shkruan Arbresh.info.
Por para se të shënonte Thuram, Ajaxi pati mundësi të artë shënimi ku minutën e 40-të, Godts doli përballë portierit Yann Sommer, por zvicerani bëri një pritje të mrekullueshme duke mbajtur portën e paprekur.
Vetëm dy minuta më vonë, francezi Thuram shënoi për 0-1 me një goditje të bukur me kokë, pas një asistimi nga Calhanoglu.
Kjo dyshe ishte protagoniste edhe në golin e dytë, ku në minutën e 47-të, Thuram shënoi sërish, ndërsa turku asistoi.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Interi arkëtoi tre pikët e para në këtë edicion.
Ndeshjen e ardhshme Interi e zhvillon në shtëpi ndaj Slavia Pragës, derisa Ajaxi do të përballet me Olympique Marseillen në udhëtim./Arbresh.info
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...