Përsëriten sërish skenaret me koret me gjuhë urrejtëse, raciste dhe ksenofobe antishqiptare në tribunat e palestrës në Kumanovë në ndeshjen e mbrëmshme të basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani.
“Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër” — ky ishte refreni i thirrjeve që u dëgjuan qartë nga një pjesë e tifozëve në podium, ndërsa autoritetet e pranishme nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndalur gjuhën e urrejtjes.
Koret nuk pushonin edhe përkundër pranisë në sallë të kryeministrit Hristijan Mickoski, kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrievski, ministrit të punëve të jashtme Panço Toshkovski, zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror,
Ky nuk ishte momenti i vetëm provokues gjatë ndeshjes. Përgjatë zhvillimit të saj, u dëgjuan edhe thirrje të tjera skandaloze dhe nxitëse të urrejtjes etnike, si parulla famëkeqe “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, që përkujtojnë retorikën më të errët të historisë evropiane.
Pas përfundimit të ndeshjes, nuk pati asnjë reagim zyrtar, distancim publik apo kërkim falje nga organizatorët apo përfaqësuesit institucionalë për incidentin që ka shkaktuar shqetësim dhe indinjatë në opinion./alsatm
Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...