Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry nuk mund të shikonte ish-skuadrën e tij pasi pa Granit Xhakën kapiten, sipas shokut të tij, Patrice Evras, përcjell “Zeri.info”.
“Topçinjtë” së fundmi pësuan humbje minimale në shtëpi 0:1 nga Burnley, pas një autogoli të Pierre-Emerick Aubameyang.Punët për Arsenalin nuk shkuan mirë që nga minuta e 58-të, kur mesfushori shqiptar, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq.Evra ishte duke analizuar ndeshjen për “Sky Sports” dhe kujtoi kohën kur shikoi “Gunners” në shoqërinë e shokut të tij.
“Thierry Henry më ftoi në shtëpinë së tij një herë për të parë ndeshjen e Arsenalit,” filloi ai. “Ai ndezi TV, gjëja e parë në ekran ishte Xhaka që udhëhoqi Arsenalin si kapiten. Thierry Henry e fiku televizorin menjëherë unë thashë” çfarë ka ndodhur? ” dhe ai tha ‘Unë nuk mund ta shikoj Xhaka të jetë kapiten i ekipit tim’ dhe ne nuk e pamë ndeshjen, ai e fiki ekranin “, ka thënë ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra.
Evra mendon se aktualisht ka mungesë të disiplinës në skuadrën londineze. /Arbresh.info/
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...