Theo Walcott ka vendosur përfundimisht të largohet nga skuadra e tij Arsenal.
Sulmuesi anglez nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë edicion tek ‘Topçinjtë’ dhe ka kërkuar largimin.
Por e ardhmja e tij duket se do të mbetet përsëri në kampionatin anglez, Ligën Premier.
Është ish-skuadra e Walcott, Southampton që ka shprehur interesim për ta rikthyer në klub lojtarin.
Mediat angleze kanë raportuar se drejtuesit e Southampton kanë kontaktuar Arsenalin për të pyetur për çmimin e lojtarit.
Besohet se Arsenal është e gatshme ta lë të lirë lojtarin të largohet për një shumë rreth 20 milionë euro.
Walcott po dëshiron të marrë pjesë në kampionatin botëror me Anglinë por në rast se vazhdon të mbetet në bankë atëherë nuk do të marrë ftesë
28-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje në të gjitha garat me Arsenalin ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime.
Ai iu bashkua Arsenalit në vitin 2006 pikërisht nga Southampton për 12 milionë euro.
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos