Basketbolli i meshkujve po rikthehet fuqishëm në Ferizaj me themelimin e një klubi të ri, pas një mungese të gjatë.
Ish-basketbollistët, Ergin Grosha dhe Leonit Tanaj kanë finalizuar vizionin e tyre që ta kthejnë qytetin ferizajas në një adresë serioze të basketbollit kosovar, me projektin “Ferizaj Wolves”, i cili nisë së shpejti punën me gjeneratat e reja, transmeton Klankosova.tv.
Për Groshën dhe Tanajn, “Ferizaj Wolves” është më shumë se vetëm një emër i ri në basketbollin kosovar, është një projekt ambicioz, me strategji të qartë zhvillimi dhe synime të mëdha për të ardhmen.
Në fazën fillestare, klubi do të fokusohet në ngritjen e gjeneratave të reja.
Pritet që për një kohë të shkurtër, “Ferizaj Wolves” të kompletohet edhe si klub senior, për të konkurruar në garat zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Nga klubi theksojnë se ky projekt nuk është vetëm një klub i ri, por një vizion i ri për qytetin e Ferizajt.
Tara i bën dedikim vëllaut të saj të posalindur
Goditet një rrjet në Pejë, dyshohet se posedonte dhe shpërda...
Legjenda e ‘Beauty and the Beast’ Peabo Bryson, pëson goditj...
IKD ankohet në PZAP ndaj VV-së për përfshirjen e fëmijës në ...
Joao Pedro nuk do të largohet, Chelsea i vendos një çmim tej...
Vdes punëtori në punë – ndalohet një përson për manipulim me...