Dukagjini ka lëshuar fitoren nga duart e veta në ndeshje ndaj Gjilanit në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, shkruan Arbresh.info.
Klinasit kaluan në epërsi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me një gol të Mërgim Pefqelit pas një asistimi nga Altin Mërlaku.
Gjilani u hodh në sulm për të barazuar në pjesën e dytë të ndeshjes dhe në minutën e tretë shtesë arriti ta bëj këtë.
Një super gol i Armend Thaqit nga gjuajtja e lirë i dha golin e barazimit Gjilanit dhe në fund mori një pikë të vlefshme në luftën për t’i ikur barazhit.
Me këtë barazim Gjilani është i shtati me 39 pikë kurse Dukagjini është një vend më poshtë me 37 sosh.
Ndeshjen e ardhshme Gjilani e luan me Suharekën kurse Dukagjini me Feronikelin ’74 i cili tashmë edhe matematikisht ka rënë nga Superliga./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...