Barcelona është në kërkim të një anësori të majtë, por deri tani përpjekjet e tyre nuk kanë qenë të suksesshme. Nico Williams ishte afër transferimit, por vendosi të rinovojë me Athletic Bilbaon.
Pas këtij refuzimi, Barça po shqyrton disa opsione të tjera, ku Luis Diaz i Liverpoolit mbetet objektivi kryesor.
Megjithatë, Bayern Munich duket më afër nënshkrimit me të, duke e bërë Marcus Rashfordin nga Manchester United një alternativë më të realizueshme për huazim.
Ademola Lookman i Atalantas është një tjetër emër në listën e Barcelonës. Ai pritet të largohet këtë verë dhe Atletico Madrid gjithashtu po ndjek situatën e tij.
Atalanta është e gatshme të pranojë më pak se 50 milionë euro për Lookman, çka mund ta bëjë marrëveshjen më të përballueshme për katalanasit. Por marrëdhëniet e tensionuara me përfaqësuesit e lojtarit paraqesin një pengesë të rëndësishme.
Problemi lidhet me faktin që agjencia që përfaqëson Lookman është e njëjta me atë të portierit Marc-Andre ter Stegen, të cilin Barcelona dëshiron ta shesë këtë verë.
Ndonëse nuk ka pasur komunikim zyrtar mes palëve, tensionet e fundit me Ter Stegen kanë ndikuar në raportin e klubit me këtë agjenci.
Për momentin, Barcelona ka informacion mbi disponueshmërinë e Lookman, por nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë. Një lëvizje mund të ndodhë vetëm pasi të zgjidhet situata me portierin gjerman. /Telegrafi/
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...