Marc-André ter Stegen është në radarin e Gironas, pasi interesimi për një huazim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të janarit.
Girona e sheh portierin gjerman si një objektiv serioz, ndërsa burime pranë klubit bëjnë të ditur se janë tre skuadra të interesuara për shërbimet e tij.
Trajneri i Gironës, Míchel, ka konfirmuar hapur dëshirën për ta pasur ter Stegenin në skuadër.
“Do të doja shumë ta kisha ter Stegenin me ne. Ai është padyshim një portier i klasit botëror”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, realizimi i marrëveshjes do të varet nga miratimi i rregullave të Fair Play Financiar të La Ligës, faktor që mund të jetë vendimtar për çdo lëvizje në këtë drejtim.
Ter Stegen ka humbur vendin e startuesit tash e disa kohë, ku edhe Flick e ka konfirmuar disa kohë më parë Flick deklaroi se Garcia do të jetë portieri i parë./Arbresh.info
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës