Marc Andre Ter Stegen ka përshkruar disfatën e Barcelonës në Ligë të Kampionëve ndaj Juventusit si një “natë e dhimbshme” për klubin.
Juventusi siguroi fitore 3 me 0 në takimin e parë në kuadër të ndeshjeve çerekfinale, transmeton portali arbresh.info. Paulo Dybala shënoi dy herë gjatë pjesës së parë, ndërsa Giorgio Chiellini shtoi edhe një gol me kokë pas pushimit prej 15 minuta.
“Ishte një natë e dhimbshme”, tha portieri për faqen zyrtare të klubit. “Pjesa e parë nuk ishte aspak e mirë. Ishin shumë gjëra që ne duhet të punonim për tu përmirësuar”
“Ne duhet të mbajmë kokën lartë dhe të fillojmë planin për sfidën e ardhshme. Shpresoj se tifozët do të vijnë dhe do të na përkrahim në ndeshjen kthyese”./arbresh.info
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...