Tenisit rus Daniil Medvedev u eliminua në xhiron e katërt të turneut US Open.
Në derbin e të tetës së finales, tenisti australian Nick Kyrgios eliminoi tenistin më të mirë të botës dhe mbrojtësin e titullit në New York me rezultatin 3:1 në sete pas një ndeshjeje e cila zgjati 176 minuta.
Kyrgios, tenisti i 25 në botë, pas një beteje të rëndë fitoi setin e parë me 7:6, ndërsa tenisti rus fitoi setin e dytë me 6:3.
Australiani ishte më i mirë në setin e tretë duke fituar me 6:3, kurse të katërtin e mori me lehtësi 6:2, duke arritur një fitore të madhe dhe plasman në xhiron e radhës të turneut të fundit Grand Slam të sezonit.
Kyrgios në çerekfinale do të ballafaqohet me tenistin rus Karen Khachanov i cili radhitet i 31-ti në listën e ATP-së. /AA/
Trump paralajmëron: SHBA do të veprojë fuqishëm nëse Irani e...
Tragjedi në Tajlandë, vinçi bie mbi trenin në lëvizje, 22 vi...
Moti në Shqipëri me kthjellime, vranësira dhe mjegull
Sot dhe nesër shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut
Osmani pret sot në takim Sorensen
Moti sot kryesisht i vranët, temperatura -5°C