Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se nuk e kanë merituar humbjen ndaj Bayernit, në kuadër të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ten Hag theksoi se u munduan gjithë ndeshjen por që sipas tij, nuk ishte e mjaftueshme që të dalin me një fitore.
“Bëmë gabime. Sot performanca ishte shumë e mirë. Nuk e meritonim humbjen, por e humbëm ndeshjen”, ka thënë Ten Hag pas ndeshjes.
“Në fund, nuk ishte mjaftueshëm mirë”.
Unitedi përfundoi garimin në Ligën e Kampionëve duke përfunduar në vendin e fundit në grup, me Bayernin, Copenhagen dhe Galatasarayin./kk
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...