Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka bërë të ditur se në këtë takim është ritheksuar përkushtimi i Turqisë për të qëndruar pranë rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Gjatë takimit, u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit tonë dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor, në një kohë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal janë më të rëndësishëm se kurrë. Diskutuam gjithashtu për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike, si dhe për ndikimin që ato kanë në rajonin tonë dhe më gjerë”,ka shkruar ai./Arbresh.info
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...