Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video ku shihet zhvillimi i aksioneve të sigurisë në komunën e Zubin Potokut, ku janë gjetur armë dhe pajisje ushtarake.
Në videon e publikuar, Sveçla njofton se në dy lokacione të ndryshme janë zbuluar armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake.
“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot. Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, tha ai./Arbresh.info
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...