Për Xabi Alonson, ky mund të jetë sezoni i tij i fundit tek Bayer Leverkuesni ani pse ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2026.
Mirëpo interesimi i Real Madridit për Alonson mund t’i jap fund marrëveshjes me Leverkusenit këtë verë, shkruan Arbresh.info.
MARCA ka raportuar se Alonso do të jetë trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Leverkusen nuk po qëndron duarkryq dhe është në kërkim të trajnerit pasues të Alonsos. Tash e disa ditë u aludua se postin e trajnerit të Bayerit, pritet ta marrë Xavi Hernandez.
Ndërsa ditën e djeshme si dhe orët e fundit në garë ka hyrë edhe ish-trajneri holandez i Manchester United, Eric ten Hag.
?⚫️? Yes, Erik ten Hag is a serious candidate for Bayer 04 Leverkusen!
As reported by @kicker_B04, the 55-year-old Dutchman is on their shortlist, although there have not yet been any concrete talks with him. But Leverkusen have gathered information on Ten Hag as they explore… pic.twitter.com/AmxRdEXIew
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) April 30, 2025
Holandezi është kandidat serioz për të marrë këtë rol dhe është në listën e ngushtë të emrave ka raportuar kicker, medium i afërt me Bayer Leverkusenin.
Sipas tyre klubi nga mëngjesi i së mërkurës është ende duke pritur vendimin e Xabi Alonsos e pastaj të veproj me situatat e tjera.
Kujtojmë që Alonso është trajner i Leverkusenit që nga viti 2022 dhe sezonin e kaluar ka arritur sukses të madh duke fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe arriti finalen e Evropa Ligës./Arbresh.info
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur