Të enjten ndeshja Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje

15:06 | 21 Tetor 2019

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se ndeshja Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje zhvillohet të enjten (24.10.2019) nga ora 20:00.

“Ndeshja Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje zhvillohet të enjten (24.10.2019) nga ora 20:00. Mabetex Prishtina është kampione e Kosovës dhe fituese aktuale e Kupës, derisa është hera e parë që paraqitet në një garë të nivelit të tillë”, thuhet në njoftim.

Federata po ashtu  njofton të gjitha mediat e interesuara për të përcjell ndeshjen Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje në kuadër të grupeve në FIBA Euro Cup Women se, mund të akreditoheni deri të mërkurën (23.10.2019) në ora 16:00.

“Lusim të gjitha mediat e interesuara që deri mërkurën të dërgojnë emrat e gazetarëve, kameramanëve dhe fotografëve që planifikojnë të përcjellin ndeshjen Mabetex Prishtina-Sparta&k M.R. Vidnoje, në adresën: [email protected]”, bëhet e ditur nga FBK-ja.

Tutje thueht se skuadra ruse ka shumë traditë në arenën ndërkombëtare, ndërsa nga 2007 deri më 2010, është shpallur kampion herë radhazi i EuroLeague Women, dy herë ka fituar Superkupën e Evropës, një herë EuroCup Women dhe dy herë titullin në Rusi.

Kujtojmë se, kjo është hera e parë që një klub kosovar merr pjesë në gara ndërkombëtare, që pas sezonit 2003/2004 kur Universiteti i Prishtinës ka garuar në Ligën Rajonale Trocal./arbresh.info

Lajmet më të lexuara