Tchouameni, ylli i fundit nga fabrika e Monacos

18:49 | 14 Tetor 2021

Monaco po bëhet gati të zgjerojë arkën e tyre edhe me një shitjet një ylli tjetër të ri, pasi bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Aurelien Tchouameni, i cili ka bërë që ta kthejnë kokën shumë klube në Evropë, më së shumti Real Madridi.

Los Blancos po e ndjekin lojtarin dhe thuhet se janë gati të japin deri në 60 milionë euro për mesfushorin, për të shmangur interesimin e klubeve si Juventusi, por edhe atyre të Ligës Premier.

Kjo shitje do të jetë e fundit nga një linjë e gjatë eksportesh nga klubi i principatës, pasi ata nga shitjet kanë fituar një miliard euro në dekadën e fundit.

“Filozofia jonë është për nënshkrimin e lojtarëve të rinj dhe të talentuar dhe rrethimin e tyre me lojtarë më me përvojë të cilët mund t’i ndihmojnë ata të zhvillohen” thoshte Vadim Vasilyev, ish-nënkryetar i Monacos.

Suksesi më i madh i Monacos në sezonet e fundit ishte fitimi i titullit të Ligue 1 në vitin 2017, si dhe ecuria mahnitëse deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Klubi fillimisht filloi me blerje të mëdha si ato të Radamel Falcao, James Rodriguez dhe Joao Moutinho, për të ndryshuar pastaj strategji me ofrimin e lojtarëve të ri.

Dhe kjo ka dhënë fryte, të ardhurat e klubit (978 milionë euro) që mbulojnë daljet e tyre (952 milionë euro) që nga viti 2011.

Disa nga shitjet e mëdha

Një shembull i hershëm ishte nënshkrimi prej 5 milionë eurosh i Anthony Martial në vitin 2013, i cili pastaj u shit për 60 milionë euro te Manchester United dy vjet më vonë.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Thomas Lemar, i cili nënshkroi për 4 milionë euro nga Caen në vitin 2015 dhe u transferua te Atletico Madrid për 72 milionë euro në vitin 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara