Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperimentoi me thikë para nxënësve

17:04 | 23 Prill 2026
E.G

Është intervistuar profesori nga Rahoveci, i cili ka eksperimentuar me një thikë brenda një klase me nxënës.

Rasti ka ndodhur me datën 2 prill 2026, ku sipas policisë, veprimi i tij është incizuar dhe më pas videoja është shpërndarë në internet, duke ngritur shqetësime për sigurinë në ambientet shkollore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

I dyshuari, megjithatë, është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale