Lazio nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshje ndaj Fiorentinës 1-1.
Skuadra nga kryeqyteti italian ishte duke udhëhequr ndaj Fiorentinës që nga minuta e 25-të por në fund u ndal nga një penallti.
Gjyqtari kryesor i ndeshjes Davide Massa akordoi penallti pas ndihmës nga VAR, dhe Kouma Babacar barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 94-të.
Kjo nuk i ka pëlqyer fare drejtorit sportiv të Lazios, shqiptarit Igli Tare.
Ish-sulmuesi është futur në fushë pas ndeshjes duke shpërthyer ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes, përcjellë Telegrafi.com.
Tare ka kërkuar shpjegime nga gjyqtari se si akordoi atë penallti në minutëen e fundit.
Gjithsesi pas këtij gjesti të Tares pritet që Serie A ta dënoj shqiptarin.
Lazio pas 13 javëve në Serie A zë pozitën e pestë në tabelë me 29 pikë te tubara. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...