Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për Canale 5 para ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Barit në “San Siro”, duke dhënë një pasqyrë të qartë për strategjinë e afatit kalimtar të kuqezinjve.
Ai theksoi se prioriteti kryesor mbetet sulmi, ku emrat më të përfolur janë Rasmus Hojlund dhe Dusan Vlahovic.
“Është një mundësi e mirë për ne. Po e vlerësojmë Hojlundin, por tregu është i paparashikueshëm dhe gjërat mund të ndryshojnë shpejt. E dimë që duhet të ndërhyjmë në atë repart. Edhe Vlahovic është një opsion i rëndësishëm, ashtu si edhe të tjerët që kemi në listë”, deklaroi Tare.
Përveç repartit ofensiv, drejtori foli edhe për ndryshimet në mesfushë, duke lavdëruar afrimet e Luka Modric, Ardon Jasharit dhe Samuele Ricci.
“Milani duhet të dominojë ndeshjet. Me ardhjen e tyre kemi ngritur nivelin teknik të skuadrës”, nënvizoi Tare.
Në këtë mënyrë, Milani duket i vendosur të forcojë skuadrën në të gjitha repartet, duke synuar të jetë protagonist i madh si në Serie A.
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...