Sergio Ramos ka theksuar rëndësinë e El Clasicos duke insistuar se kampioni në fuqi i La Ligas, Real Madridi, është “i obliguar të fitoj tani më shumë se kurrë” ndaj Barcelonës.
Skuadra e Ramosit ka një ndeshje më pak pa zhvilluar, por kapiteni është në dijeni tashmë për pasojat në rast të disfatës së Madridit, transmeton portali arbresh.info.
“Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme”, ka thënë Ramos në një event të organizuar të martën. “Këtu nuk ka fjalë për të përshkruar Clasicon”
“Është plotësisht ndryshe dhe është ndeshja më e rëndësishme në botë. Ne jemi të obliguar për të fituar tani më shumë se kurrë për shkak të situatës në të cilën jemi ne në mënyrë për të vazhduar luftën në La Liga”
Madridi e pret Barcelonën në Santiago Bernabeu të shtunën derisa gjiganti katalunas ka 11 pikë më shumë se kampioni i Spanjës dhe Evropës./arbresh.info/
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...